Menu
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
account
Share feedback on the new Bible Gateway
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
Share feedback on the new Bible Gateway
  • Read the Bible
    • Reading Plans
    • Advanced Search
    • Available Versions
    • Audio Bibles
  • Study Tools
    • Scripture Engagement
    • More Resources
  • Explorer More
    • Bible News
    • Newsletters
    • Devotionals
    • Bible Gateway App
    • Bible Audio App
    • Bible Gateway Blog
  • Store
    • Bibles
    • Deals
    • More
  • Bible Gateway Plus
ALB
Version
Bible Books Bible Books
ALB
Version
Read
Study
Explore
Store
Bible Gateway Plus
Light Mode Dark Mode
Font Size
Log In show menu
Previous Next
PrintPrintSettingsSettingsShareShareParallelParallelExpandExpandCollapse

Numrat 33  Albanian Bible

33 Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

2 Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

3 U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,

4 ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

5 Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.

6 U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

7 U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

8 U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

9 U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.

10 U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

11 U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

12 U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

13 U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.

14 U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.

15 U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.

16 U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

17 U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.

18 U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.

19 U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.

20 U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.

21 U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.

22 U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.

23 U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.

24 U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.

25 U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.

26 U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.

27 U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.

28 U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.

29 U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.

30 U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.

31 U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.

32 U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.

33 U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.

34 U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.

35 U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.

36 U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.

37 Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.

38 Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

40 Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

41 Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.

42 U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.

43 U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.

44 U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.

45 U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.

46 U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.

47 U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.

48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.

49 Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

50 Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

51 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,

52 do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.

53 Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.

54 Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t’u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t’i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.

55 Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t’ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.

56 Dhe do të ndodhë që unë t’ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t’i trajtoj ata".

Next
Numrat 32
Numrat 34
Next
dropdown
Albanian Bible (ALB)

by Public Domain

Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo

Font Size

Font Size

Dark Mode

Light Mode Dark Mode

About

  • About
  • Learn About the Bible
  • Statement of Faith
  • Mobile App
  • Store
  • Blog
  • Newsroom
  • Support Us

Help

  • FAQs
  • Tutorials
  • Use Bible Gateway on Your Site
  • Advertise with us
  • Contact us
  • Privacy policy
  • California Privacy Rights
  • Do Not Sell My Personal Information
  • Site: Terms of use
  • Widget: Terms of use

Our Network

  • FaithGateway
  • StudyGateway
  • ChurchSource
  • HarperCollins Christian Publishing
  • Grupo Nelson
  • Editorial Vida
  • Thomas Nelson
  • WestBow Press
  • Zondervan
  • MasterLectures

Social

  • Facebook
  • Instagram
  • Pinterest
  • TikTok
  • X
  • YouTube

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
Sign Up for Bible Gateway: News & Knowledge
Get weekly Bible news, info, reflections, and deals in your inbox.

By submitting your email address, you understand that you will receive email communications from Bible Gateway, operated by HarperCollins Christian Publishing, 501 Nelson Pl, Nashville, TN 37214 USA, including commercial communications and messages from partners of Bible Gateway. You may unsubscribe from Bible Gateway’s emails at any time. If you have any questions, please review our Privacy Policy or email us at privacy@biblegateway.com.

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences