Menu
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
account
Share feedback on the new Bible Gateway
Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo
Share feedback on the new Bible Gateway
  • Read the Bible
    • Reading Plans
    • Advanced Search
    • Available Versions
    • Audio Bibles
  • Study Tools
    • Scripture Engagement
    • More Resources
  • Explorer More
    • Bible News
    • Newsletters
    • Devotionals
    • Bible Gateway App
    • Bible Audio App
    • Bible Gateway Blog
  • Store
    • Bibles
    • Deals
    • More
  • Bible Gateway Plus
ALB
Version
Bible Books Bible Books
ALB
Version
Read
Study
Explore
Store
Bible Gateway Plus
Light Mode Dark Mode
Font Size
Log In show menu
Previous Next
PrintPrintSettingsSettingsShareShareParallelParallelExpandExpandCollapse

Numrat 2  Albanian Bible

2 Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

2 "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.

3 Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

4 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

5 Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

6 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

7 Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

8 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

9 Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

10 Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

11 dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

12 Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

13 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,

15 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

16 Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.

17 Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

18 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

19 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

20 Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

21 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

22 Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;

23 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

24 Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.

25 Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

26 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

27 Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;

28 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

29 Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;

30 ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

31 Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".

32 Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

33 Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

34 Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.

Next
Numrat 1
Numrat 3
Next
dropdown
Albanian Bible (ALB)

by Public Domain

Bible Gateway Plus logo
Bible Gateway logo

Font Size

Font Size

Dark Mode

Light Mode Dark Mode

About

  • About
  • Learn About the Bible
  • Statement of Faith
  • Mobile App
  • Store
  • Blog
  • Newsroom
  • Support Us

Help

  • FAQs
  • Tutorials
  • Use Bible Gateway on Your Site
  • Advertise with us
  • Contact us
  • Privacy policy
  • California Privacy Rights
  • Do Not Sell My Personal Information
  • Site: Terms of use
  • Widget: Terms of use

Our Network

  • FaithGateway
  • StudyGateway
  • ChurchSource
  • HarperCollins Christian Publishing
  • Grupo Nelson
  • Editorial Vida
  • Thomas Nelson
  • WestBow Press
  • Zondervan
  • MasterLectures

Social

  • Facebook
  • Instagram
  • Pinterest
  • TikTok
  • X
  • YouTube

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences
Sign Up for Bible Gateway: News & Knowledge
Get weekly Bible news, info, reflections, and deals in your inbox.

By submitting your email address, you understand that you will receive email communications from Bible Gateway, operated by HarperCollins Christian Publishing, 501 Nelson Pl, Nashville, TN 37214 USA, including commercial communications and messages from partners of Bible Gateway. You may unsubscribe from Bible Gateway’s emails at any time. If you have any questions, please review our Privacy Policy or email us at privacy@biblegateway.com.

Preferences

  • Versión en español
  • Preferences